Kryetari Ahmeti uron Kryetaren e Kuvendit Haxhiu

Tetovë, 13 shkurt 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i përcjell urimet e tij të sinqerta znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Ahmeti vlerëson se forca e shtetit buron nga institucione të forta, nga sundimi i ligjit dhe nga njerëzit e përkushtuar që i udhëheqin ato me integritet dhe përgjegjësi. Ai thekson se zgjedhja e znj. Haxhiu në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të vendit përbën një përgjegjësi të madhe, por edhe një nder për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të ruajtur autoritetin e Kuvendit të Kosovës.

Duke shprehur besimin e tij në të ardhmen e Republikës së Kosovës, kryetari Ahmeti thekson se përparimi i saj lidhet ngushtë me forcimin e institucioneve demokratike, aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti i uron znj. Haxhiu punë të mbarë, vendimmarrje të drejtë dhe lidership që forcon demokracinë, unitetin institucional dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit.

https://www.facebook.com/share/p/1GQ7bx7Bna

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…