Kryetari Ahmeti, uron ri-zgjedhjen e Kryeministrit Rama

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i përcolli urimet e tij Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë shqiptare, duke i uruar suksese në zbatimin e programit qeverisës dhe në realizimin e objektivave strategjike të vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi mbështetjen e plotë për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se sot nuk ka akt më patriotik se avancimi i Shqipërisë drejt familjes evropiane dhe se ky proces meriton përkrahjen e të gjithë shqiptarëve.

Ai rikujtoi se më 19 korrik 2022, Shkupi dhe Tirana nisën së bashku negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa sot Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në procesin negociues, duke hapur pothuajse të gjithë kapitujt negociues.

Në të njëjtën kohë, kryetari Ahmeti shprehu shqetësimin për ngecjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, për rritjen e ndikimeve serbo-ruse në vend, si dhe për cenimin e barazisë etnike përmes dobësimit të parimeve të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Ai vlerësoi se përkushtimi i Kryeministrit Rama dhe i Shqipërisë ndaj integrimit evropian përbën një shembull frymëzues dhe një nxitje të rëndësishme që edhe Maqedonia e Veriut të rikthehet fuqishëm në rrugën e saj evropiane.

Në fund, kryetari Ahmeti i uroi Kryeministrit Rama shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë mandat të rëndësishëm për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin.

https://www.facebook.com/share/p/1J6VpKEpq7

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…