Kryetari Ahmeti, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Tiranë, 1 tetor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës, në vlerësim të kontributit të tij në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe promovimin e integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti vlerësoi se ky nderim lidhet ngushtë me rrugëtimin e përbashkët dhe sakrificat e të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për barazi, dinjitet, paqe dhe përparim.

Ai theksoi se ky vlerësim nuk është vetëm një mirënjohje personale, por një nderim për të gjitha përpjekjet, angazhimet dhe sukseset e përbashkëta në shërbim të çështjes kombëtare dhe të ardhmes evropiane.

Duke shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim të lartë akademik, kryetari Ahmeti ritheksoi përkushtimin për të vazhduar punën në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, forcimit të paqes dhe realizimit të aspiratave euroatlantike të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1EFAbKYgWM

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…