Tetovë, 13 gusht 2025
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, organizuar në Tetovë.
Në fjalën e tij, kryetari Ahmeti foli për rrugëtimin e përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte një sakrificë për dinjitet, paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Ai rikujtoi se, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan mbetet ruajtja e unitetit dhe mbrojtja e të arriturave të përbashkëta që dolën nga përpjekjet dhe sakrificat e gjeneratave të tëra.
Kryetari Ahmeti vlerësoi lart kontributin e Prof. Dr. Kudusi Lamës për çështjen kombëtare, duke theksuar se ai ka mbetur gjithmonë zë i së vërtetës, i motivimit dhe i sakrificës në shërbim të idealeve kombëtare.
Historia jonë mbetet themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë.





