Kryetari Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Zvicrës, SH.S.znj. Veronique Ulmann, në selinë e BDI-së

Tetovë, 30 korrik 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Zvicrës, SH.S.znj. Veronique Ulmann, në selinë e BDI-së.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti e falënderoi ambasadoren Ulmann për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë që Konfederata Zvicerane i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe proceseve demokratike në vend.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ritheksuan rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, duke nënvizuar nevojën për respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, si themele të stabilitetit, bashkëjetesës dhe integrimit euroatlantik. Kryetari Ahmeti i uroi ambasadores Ulmann shëndet, mbarësi dhe suksese në angazhimet e saj të ardhshme, duke theksuar se në BDI ajo do të ketë gjithmonë miq të mirë dhe një derë të hapur për bashkëpunim, dialog dhe mirëkuptim, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë mandatit të saj në vend

https://www.facebook.com/share/p/1HDc7ktk7P

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…