Kryetari Ahmeti, takoi ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të udhëhequr nga Paul Prososki

Shkup, 11 korrik 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të udhëhequr nga drejtori i zyrës rajonale, Paul Prososki, dhe përfaqësuesja për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ilina Mangova.

Gjatë takimit, kryetari Ahmeti vlerësoi lart kontributin e IRI-t në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, duke i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me BDI-në nëpërmjet projekteve dhe iniciativave të ndryshme.

Ai theksoi se partneriteti me IRI-n mbetet i rëndësishëm për avancimin e standardeve demokratike, forcimin e institucioneve dhe promovimin e vlerave të transparencës dhe llogaridhënies.

Kryetari Ahmeti riafirmoi përkushtimin e BDI-së për ta kultivuar dhe thelluar këtë bashkëpunim, si dhe për të intensifikuar aktivitetet që kontribuojnë në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të qytetarëve në institucionet demokratike.

https://www.facebook.com/share/p/1EFcWaV95N

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…