Tetovë, 1 korrik 2025
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në selinë e BDI-së Kryetarin e ri të Partisë Demokratike Turke (TDP – Türk Demokratik Partisi), Zülfikar Zeynula, të cilin e uroi për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi në angazhimet e tij politike.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve për garantimin e stabilitetit, mirëqenies dhe përfaqësimit të barabartë të të gjithë qytetarëve.
Kryetari Ahmeti vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit turk në ndërtimin e një shoqërie demokratike, multietnike dhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të interesit të përbashkët, me synim avancimin e vlerave demokratike dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

