Kryetari Ahmeti zhvilloi një takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Shkup, 30 qershor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ritheksuan se, përderisa Shqipëria po ecën me hapa të sigurt në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, edhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e këtij procesi, duke ndarë të njëjtën perspektivë dhe të ardhme evropiane.

Në fokus të bisedës ishin kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballet Marrëveshja e Ohrit, gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në vend, si dhe rëndësia e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve shtetërore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryetari Ahmeti vlerësoi takimin si një bashkëbisedim të sinqertë, me thellësi politike dhe frymë vëllazërore, në funksion të avancimit të barazisë, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Kryeministri Rama dhe Republika e Shqipërisë i japin barazisë, vlerave demokratike dhe rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/share/p/18cXB4Crfh

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…