Kryetari Ahmeti takoi përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtjes së barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucione, si parakushte themelore për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për rajonin dhe rolin e saj konstruktiv në promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe reformave demokratike.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se në kohë sfidash, miqtë e vërtetë dhe partnerët e besueshëm janë më të rëndësishëm se kurrë.

https://www.facebook.com/share/p/1DqxuQcvkJ

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…