Kryetari Ahmeti priti Ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, në selinë e BDI-së

Tetovë,16 qershor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mirëpriti në takim Ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Gjatë takimit miqësor dhe të hapur, bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e përbashkëta që lidhin dy vendet, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal dhe përmirësimit të lidhjeve infrastrukturore.

Kryetari Ahmeti theksoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit të përbashkët.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të dy vendeve mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e projekteve strategjike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve mbarëkombëtare.

https://www.facebook.com/share/p/18o8pZNU2X

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…