Vizitë historike e Presidentit të Shqipërisë në Komunën e Çashkës

Çashkë, 26 shkurt 2026

Sot, në Komunën e Çashkës, për vizitë zyrtare qëndroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Bajram Begaj.

Kryetari i Komunës së Çashkës, z. Suat Shaqiri, e njoftoi Presidentin Begaj për gjendjen aktuale të komunës, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këtë zonë, si dhe për projektet zhvillimore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe kushteve të jetesës për banorët.

Në Jabollçishtë, për nder të kësaj vizite të veçantë, banorët kishin përgatitur një program mikpritës me elemente të pasura kombëtare, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e tyre për Presidentin Begaj dhe për kujdesin institucional të Republikës së Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë përbën një moment me rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional në funksion të të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson lart këtë vizitë si një dëshmi të përkushtimit për unitet kombëtar, solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…