Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehu pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se Jimmy Carter do të kujtohet për angazhimin e tij të palodhur në shërbim të paqes, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit global, duke lënë gjurmë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në promovimin e vlerave universale.

Ai theksoi se përkushtimi i Presidentit Carter për një botë më të drejtë dhe më paqësore do të mbetet një shembull frymëzues për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Kryetari Ahmeti u shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Carter, popullit amerikan dhe të gjithë atyre që e vlerësuan veprën dhe trashëgiminë e tij.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Presidentin Jimmy Carter.

https://www.facebook.com/share/p/1FoTr4wGMt

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…