Kryetari Ahmeti priti, z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, në selinë e BDI-së

Tetovë, 16 janar 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim me z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për çështje kyçe që lidhen me paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon, si parakushte të domosdoshme për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, promovimi i dialogut dhe mirëkuptimit rajonal, si dhe procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i cili mbetet prioritet strategjik i vendit. Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe respektimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si themel i kohezionit, harmonisë shoqërore dhe stabilitetit afatgjatë.

Ai vlerësoi rolin e Norvegjisë si një partner i rëndësishëm për vendin dhe rajonin, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e paqes, stabilitetit, dialogut dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kryetari Ahmeti ritheksoi se paqja, stabiliteti, marrëdhëniet e mira ndëretnike, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu konstruktiv mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1B2wDToKmW

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…