Kryetari Ahmeti, uron Pashkët Ortodokse

Me rastin e Pashkëve Ortodokse, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përcolli urimet e tij më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet e të gjithë besimtarëve. Ahmeti theksoi se kjo festë, e cila simbolizon ringjalljen dhe shpresën, na kujton vlerat më të larta njerëzore, si respekti për njëri-tjetrin, solidariteti dhe bashkëjetesa.

Ai vlerësoi se në kohë sfidash, më shumë se kurrë nevojitet unitet, mirëkuptim dhe angazhim i përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët. Sipas tij, forcimi i besimit, respektit të ndërsjellë dhe përkushtimit për zhvillimin e vendit mbetet detyrë e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

Ahmeti uroi që Pashkët Ortodokse të sjellin paqe, harmoni, begati dhe gëzim në çdo familje.

Gëzuar Pashkët Ortodokse për të gjithë besimtarët!

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…