Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shaip Haxhiut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehu pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Shaip Haxhiut, të birit të Ahmed Haxhiut. Ahmeti vlerësoi se familja Haxhiu ka dhënë një kontribut të çmuar në periudha të rëndësishme të veprimtarisë sonë kombëtare, ndërsa shtëpia e tyre ka qenë një bazë e rëndësishme e lëvizjes kombëtare shqiptare. Sipas tij, kjo derë atdhetare do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Në këto çaste të vështira, Ahmeti shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen Haxhiu, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndjerin.

I qoftë i lehtë dheu i atdheut.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…