Sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, merr pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy

Shkup, 11 qershor 2025

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, mori pjesë në një takim të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy me sekretarët e përgjithshëm të partive politike në vend.

Në takim u diskutuan të arriturat e këtij viti në kuadër të Indeksit të Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index), si një instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit, transparencës dhe besueshmërisë së partive politike, si dhe modalitetet për avancimin e dialogut ndërpartiak.

Pjesëmarrësit vlerësuan se takime të këtij formati gjithëpërfshirës dhe konstruktiv duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si një kontribut i rëndësishëm për forcimin e kulturës demokratike dhe bashkëpunimit politik në vend.

Me këtë rast, Ahmeti shprehu mirënjohje për organizimin e forumit dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Westminster Foundation for Democracy në mbështetje të proceseve demokratike.

https://www.facebook.com/share/191LwWtmL3/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…