Bashkimi Demokratik për Intgegrim festoi 23 vjetorin e themelimit

Shkup, 5 qershor 2025

Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ali Ahmeti, së bashku me bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, miq, themelues të partisë dhe qindra të rinj e të reja, shënuan këtë përvjetor të rëndësishëm në historinë e BDI-së.

Në fjalën e tij, kryetari Ahmeti theksoi se BDI lindi si vazhdim i një misioni të shenjtë, të nisur me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe të kurorëzuar me Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje që solli paqe, stabilitet dhe garanci për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Ai vlerësoi se për më shumë se dy dekada, përmes punës, përkushtimit, përgjegjësisë dhe maturisë politike, BDI ka avancuar statusin e shqiptarëve si popull shtetformues, duke siguruar përfaqësim dinjitoz në të gjitha nivelet e shtetit.

Kryetari Ahmeti rikujtoi se pozitat më të larta shtetërore, dikur të paarritshme për shqiptarët, sot janë bërë realitet, duke theksuar se vitin e kaluar shqiptarët, përveç Kryetarit të Kuvendit, patën edhe Kryeministrin e parë shqiptar. “E filluam nga zero dhe arritëm deri te Kryeministri. Dhe nuk ndalemi këtu”, u shpreh ai.

Duke folur për sfidat aktuale, kryetari Ahmeti paralajmëroi për përpjekjet për zhbërjen e arritjeve të shqiptarëve, sulmet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe mekanizmave të përfaqësimit të drejtë, duke theksuar se BDI nuk do të heshtë përballë padrejtësive.

Ai ritheksoi se BDI do të mbetet gardiane e të arriturave shqiptare dhe mbrojtëse e çdo qytetari që beson në drejtësi, barazi dhe dinjitet, duke shtuar se përgjigjen më të fuqishme do ta japë qytetari përmes vullnetit demokratik.

Vazhdojmë BASHKË, për fitore të reja dhe për dinjitetin që nuk negociohet.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid0qJG3yx2zZiJQxwmnHHY2MmW5MQ8o5HbmUANoPm4iQtMMmpVFfoCtCMNianL7Qsfjl

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…