Kryetari Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e përshëndet vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, duke e vlerësuar atë si një konfirmim të qartë se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit, sundimit të ligjit dhe rendit demokratik në rajon.

Ky vendim riafirmon se çdo veprim që cenon Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, minon institucionet demokratike, nxit tensione ndëretnike apo rrezikon stabilitetin rajonal, vazhdon të konsiderohet kërcënim për sigurinë dhe interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Për Kryetarin Ahmeti, ky është një mesazh i qartë se paqja, barazia, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi i vlerave demokratike mbeten prioritete të pandryshueshme të partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai shpreh mirënjohje për Presidentin Trump dhe administratën amerikane për vëmendjen e vazhdueshme ndaj rajonit tonë, duke theksuar se mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet garancia më e fuqishme për paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Urdhëri ekzekutiv: https://www.federalregister.gov/documents/2026/06/24/2026-12837/continuation-of-the-national-emergency-with-respect-to-the-western-balkans

https://www.facebook.com/share/1CesmKyRRS/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…