Dega Gostivar mbajti Kuvendin Zgjedhor

Gostivar, 18 korrik 2026

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ku u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, Sekretarët e Sekretariateve Tematike dhe strukturat e tjera drejtuese të degës.
Në fjalën e tij, Kryetari Ahmeti vlerësoi përkushtimin, unitetin dhe entuziazmin e anëtarësisë, duke theksuar se Gostivari mbetet një nga shtyllat më të fuqishme të BDI-së. Ai uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja dhe bëri thirrje për edhe më shumë angazhim e bashkim në mbrojtje të dinjitetit, barazisë dhe vullnetit të qytetarëve.
Kryetari Ahmeti shprehu bindjen se, me organizim dhe unitet, Gostivari do të arrijë rezultate të shkëlqyera në sfidat politike që e presin.

https://www.facebook.com/share/p/1Pvnu2SiWb/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…