Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Martin Pammer.

Gjatë takimit zhvilluan një bisedë të hapur mbi zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale. Kryetari Ahmeti ritheksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet orientimi strategjik i vendit dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Ai nënvizoi se përparimi në procesin eurointegrues kërkon respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e sundimit të së drejtës, funksionimin e institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë, si dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga ky proces.

Kryetari Ahmeti vlerësoi gjithashtu se marrëdhëniet e mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe zhvillimi ekonomik që garanton mirëqenie për qytetarët janë shtyllat kryesore të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/share/p/1DY7y29Wmv/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…

Dega Gostivar mbajti Kuvendin Zgjedhor

Gostivar, 18 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në praninë e Kryetarit…