Kryetari Ahmeti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Çeke, Sh.T.Z. Jaroslav Ludva

Tetovë, 5 gusht 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva, mikun e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe kontributi i Ambasadorit Ludva në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e tij e vazhdueshme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të barazisë dhe përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ambasadorit Ludva i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të forcohen.

https://www.facebook.com/share/p/18LbpB3PLg/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti priti z. Gjino Mulliqi, Zëvendës Kryetar i Komunës së Wylie, në shtetin e Teksasit, SHBA

Tetovë, 5 gusht 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, priti në selinë e partisë z. Gjino Mulliqi, Zëvendëskryetar…

BDI: 300 milionë denarë investime vetëm në letër, ndërsa shkurtohen fondet për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Shkup, 1 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Imran Zhupani – Anëtar i Kryesisë së KP të BDI-së https://www.facebook.com/share/v/1DZvDFzVHe/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…

BDI: Qeveria me qëllim humb 60.77 milion euro nga bashkimi europian per korridorin 8

Shkup, 31 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – Ish Zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/183crWittD/?mibextid=wwXIfr Të nderuar përfaqësues…