Kryetari Ahmeti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Çeke, Sh.T.Z. Jaroslav Ludva, në selinë e BDI-së

Tetovë, 5 gusht 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva, mikun e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe kontributi i Ambasadorit Ludva në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e tij e vazhdueshme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të barazisë dhe përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ambasadorit Ludva i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të forcohen.

https://www.facebook.com/share/p/18LbpB3PLg/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…