Kryetari Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit, në 25 vjetorin e vrasjes mizore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton viktimat e Lubotenit, në 25 vjetorin e vrasjes mizore.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.

Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht.

Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.

Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!

https://www.facebook.com/share/p/19KqGMjCFj/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…