Kryetari Ahmeti përkujton viktimat e Lubotenit, në 25 vjetorin e vrasjes mizore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton viktimat e Lubotenit, në 25 vjetorin e vrasjes mizore.

Në vazhdim, postimi i plotë:

Plagët e historisë nuk mbyllen duke i harruar, por duke i kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten.

Luboteni mbetet një nga plagët më të rënda të vitit 2001. Më 12 gusht, 25 vjet më parë, dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, u vranë mizorisht.

Një çerek shekulli më vonë, kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar.

Sot nderojmë viktimat e pafajshme të Lubotenit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!

https://www.facebook.com/share/p/19KqGMjCFj/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti përkujton Nënë Terezën në 116 vjetorin e lindjes së saj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton Nënë Terezën në 116-vjetorin e lindjes së saj. Në vazhdim, postimi i…

Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shprehu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut. Në vazhdim postimi…

Kryetari Ahmeti përkujton dëshmorin Ismet Jasharin - Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përkujton dëshmorin Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën në 28 vjetorin e rënies. Në…