E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal që synon integrimin më të fortë ekonomik të rajonit dhe përgatitjen e tij për tregun e madh të brendshëm të Bashkimit Evropian. Krijimi i të ashtuquajturve korridore të gjelbërta për lëvizjen pa pengesa të produkteve primare dhe bashkimi me korridoret evropiane është një përparësi kryesore në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Këto ishin konkluzionet kryesore të takimit të Ministrave të Ekonomisë në kuadër të kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020. Në takim u përsërit gjithashtu mbështetja për Deklaratën e Sofjes mbi agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila synon të përforcojë përpjekjet për të përmbushur kriteret e pranimit në BE dhe do ta përkushtoj rajonin në adresimin dhe zgjidhjen e duhur të sfidave të vazhdueshme ekologjike dhe klimatike si dhe kthimin e tyre në mundësi, në shanse duke inicuar tranzicion të gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Në takimin ku morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian, organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe rajonale, në përgjithësi u konkludua se ky takim dha një kontribut të rëndësishëm në qëllimin e përbashkët të rritjes së bashkëpunimit rajonal në bazë të planit të ri shumëvjeçar të veprimit për një treg të përbashkët rajonal i cili duhet të lansohet në Samitin e Sofjes. U konfirmuar se Deklarata e liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi një treg të përbashkët rajonal është një mjet i rëndësishëm, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, që të rritet atraktiviteti dhe konkurrenca e rajonit dhe për t’u ofruar më pranë tregut unik të BE-së. Ministrat konfirmuan se brenda tregut të ardhshëm të përbashkët rajonal, kontaktet e biznesit në rajon dhe arritjet në fushat e tregtisë, investimeve, mobilitetit, energjisë, transportit, infrastrukturës digjitale dhe sektorëve të tjerë do të intensifikohen dukshëm. Roli i tregut të përbashkët rajonal do të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm për të rinjtë duke mundësuar lëvizjen përmes njohjes reciproke të kualifikimeve dhe programeve. Tregu i përbashkët rajonal do të kontribuojë më tej në integrimin e Ballkanit Perëndimor në zonën digjitale pan-Evropiane, e cila do të forcojë ekonominë digjitale dhe shoqërinë në rajon. “ Tregu i përbashkët rajonal për Ballkanin Perëndimor 6 është një forcë lëvizëse për integrimin më të thellë ekonomik të rajonit dhe një hap i rëndësishëm drejt tregut të BE-së. Ballkani Perëndimor duhet të përshpejtojë integrimin ekonomik rajonal. Mund të themi se Deklarata e liderëve të Ballkanit Perëndimor në një treg të përbashkët rajonal është një moment historik i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe një arritje e jashtëzakonshme për Procesin e Berlinit. Dërgesat e pritshme në kuadër të zbatimit të planit aksionar si një instrument i tregut të përbashkët rajonal, rregullojnë tregun e brendshëm të BE-së bazuar në aksesin e katër lirive. Në kuadër të agjendës rajonale të tregtisë, aktivitetet e CEFTA-s synojnë lehtësimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe krijimin e një tregu rajonal të e-tregtisë apo tregtisë elektronike. Tregu i tregtisë elektronike i CEFTA-s sot vlerësohet në rreth 1 miliard euro, me një rritje të fortë. Detyra jonë është të sigurojmë qasje në këtë treg për të rinjtë dhe krijuesit të cilët mund të krijojnë vende pune për më shumë të rinj. Ne kemi nevojë për të eksportuar mallra dhe shërbime përmes internetit, CEFTA ka miratuar një udhërrëfyes për të udhëhequr rrugën tonë për të hequr pengesat më të mëdha në tregtinë digjitale ndërkufitare, deklaroi Ministri Bekteshi në fjalimin e tij në sesioni me temë “Tregu i përbashkët rajonal, agjenda digjitale dhe mobiliteti i të rinjve” . Ministri theksoi se kjo nënkupton ulje e kostove për pagesa dhe dorëzimin e parcelave, pastaj lehtësim i zhdoganimit dhe mundësimin e njohjes së nënshkrimeve elektronike. “Duhet të punojmë së bashku në partneritet me komunitetin e biznesit për të ndërtuar besimin në blerjet online dhe mbrojtjen e konsumatorit në rajon. Këto do të jenë ndër prioritetet më të rëndësishme që Maqedonia e Veriut do ndjek në vitin 2021 ceku Bekteshi. Bekteshi nënvizoi se forca e rëndësishme lëvizëse e të gjitha ekonomive është rinia, kështu që ky treg do të sigurojë gjithashtu lëvizshmëri për studentët, studiuesit, hulumtuesit dhe profesorët përmes programeve të njohjes reciproke. “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në zonën digjitale pan-evropiane duke investuar në brez të gjerë, duke rritur sigurinë kibernetike, besimin dhe digjitalizimin e industrisë do të forcohet ekonomia digjitale dhe shoqëria,” theksoi Ministri Bekteshi. Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë, Laçezar Borisov në panelin me temë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ekonomia e gjelbër dhe ndërlidhja – iniciativa për korridoret e gjelbërta” theksoi se agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si Marrëveshja e gjelbër evropiane mund të jetë një mundësi për modernizim për vendet e rajonit dhe që të bëhen më konkurrues, por nga ana tjetër, një kornizë rregullatore e parashikueshme dhe e qëndrueshme është e rëndësishme që biznesi të planifikohet dhe të zbatojë investimet e tij. “Zbatimi i agjendës së gjelbër ka të bëjë me investime dhe transformime të mëdha, për të cilat shumica e vendeve në rajon ende nuk janë gati. Ritja e ambicies për të arritur neutralitet klimatik deri në vitin 2030 dhe 2050, edhe në këtë fazë, krijon pasiguri të biznesit dhe shkakton frikë legjitime të rreziqeve të paparashikuara. Agjenda e gjelbër e Ballkanit Perëndimor është një mundësi për rritje ekonomike dhe që ekonomitë rajonale të bëhen neutrale në lidhje me klimën me zhvillimin e sistemeve energjetike me nivel më të ulët të karbonit. Kjo është një detyrë e vështirë dhe e përgjegjshme, veçanërisht në kontekstin e pandemisë Kovid 19,” deklaroi Ministri Bullgar i Ekonomisë Borisov. Ministri Bullgar i Ekonomisë tha se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet industrive me resurse intensive dhe burime energjetike të cilat në shumicën e vendeve në rajon, si dhe në vendin tonë, menaxhojnë ekonominë dhe janë baza e shumë zinxhirëve të vlefshëm. “Dekarbonizimi dhe modernizimi i këtyre industrive është thelbësor. Ato do të sigurojnë parakushtet për tërheqjen e investimeve të reja për të ndihmuar kompanitë të jenë më pranë neutralitetit klimatik. Këta sektorë industrialë duhet të mbështeten me politika konkrete dhe me masa të përqendruara për të parandaluar humbjen e konkurrencës dhe rrjedhjet e karbonit. Karakteristikat specifike të industrive me energji intensive janë një sfidë për qëndrueshmërinë dhe konkurrencën e të gjithë rajonit,” tha Ministri Borisov. Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi në fjalën e tij hyrëse theksoi se në periudhën e ardhshme, Qeveritë duhet të përqendrohen në krijimin e strategjive, politikave dhe masave koherente dhe të qëndrueshme, përmes zbatimit të të cilave, ekonomitë e rajonit në vend që të konkurrojnë me njëra-tjetrën të transformojnë rajonin si një tërësi konkurruese, e cila do të ishte një partner më tërheqës për investitorët dhe vendet anëtare të BE-së. “Plani i ri 2021 – 2024 për zhvillimin e rajonit është një plan veprimi se si të arrihet ambicia e përbashkët e ekonomive, dhe kjo është arritja e zhvillimit. Synimi ynë është të përmirësojmë bashkëpunimin në rajon nga “Zona Ekonomike Rajonale” në një nivel më të lartë të bashkëpunimit “Tregu i Përbashkët Rajonal”. Kjo do të hapë dyert e ekonomive në rajon për t’u bërë një partner edhe më i rëndësishëm i vendeve të BE-së dhe për të rritur bashkëpunimin në një nivel më të lartë. Kjo nënkupton respektim i parimeve të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit, duke siguruar një mjedis të mirë biznesi për investitorët duke siguruar sisteme operacionale dhe efikase për të mbështetur dhe mbrojtur investimet në të gjitha aspektet e tyre,” tha Zëvendës Kryeministri. “Edhe përkundër krizës me virusin Covid 19 ne duhet ta shohim vitin 2020 si një mundësi për të gjithë ne në rajon. Ne nuk duhet ta shohim këtë krizë si një pengesë, por si një mundësi për të forcuar zhvillimin e rajonit. Le të shfrytëzojmë rastin dhe së bashku të zhvillojmë të ardhmen tonë më të mirë,” përfundoi kështu fjalimin e tij zëvendëskryeministri Bytyqi në takimin ministror. Ministrat gjithashtu përshëndetën Protokollin mbi qasjen e hapur në Infrastrukturën hulumtuese në Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të inkurajojnë lëvizjen e hulumtuesve dhe bashkëpunimin shkencor në rajon. Ministrat u dakorduan që të gjitha dokumentet e mbështetura të shqyrtuara gjatë këtij takimi do të miratohen në Samitin e Ballkanit Perëndimor mbi procesin e Berlinit që do të mbahet në Sofje në 10 nëntor në kuadër të udhëheqjes së përbashkët të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.