Ali Ahmeti: Edhe një jetë po ta kishim me shoktë e mi, luftën do ta bënim përsëri

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombitshqiptar për liri dhe vetëvendosje, por edhe për drejtësi dhe sundim tësë drejtës, shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vleraveeuro-amerikane.Jam i bindur që shokët e mi, bashkëluftëtarët e mi, do ta dëshmojnëluftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të kthehenngadhnjimtarë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhedrejtësinë vendore e ndërkombëtare.Unë e di se si unë, ashtu edhe shokët e mi, po ta kishim edhe një jetë,edhe një mundësi, edhe një kushtrim për të luftuar për liri dhe barazi,ne do ta bënim përsëri sepse besuam dhe besojmë në të drejtën e kombittonë.Të gjitha të arriturat tona në këto dekada i kemi realizuar bashkarishtme miqtë tanë ndërkombëtar dhe bashkarisht, duke respektuar vlerat epërqafuara nga të gjithë ne, edhe do ta përfundojmë rrugëtimin tonëdrejt lirisë, pavarësisë, drejtësisë dhe integrimit.Sundimi i ligjit dhe drejtësia e mirëfilltë joselektive janë synime tëtë gjithë neve andaj dhe përgëzoj krerët e Kosovës që iu përgjigjënthirrjes së drejtësise në mënyrën më dinjitoze dhe ju uroj kthim sa mëtë shpejtë në detyrat e tyre që i presin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…