Ministri Jeton Shaqiri realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Dibrës Hekuran Duka

,,Kisha nderin të pres në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, në një takim pune, Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka.   Përgjatë takimit diskutuam mundësinë për digjitalizimin e shërbimeve të kësaj komune dhe përfshirjen e tyre në portalin nacional për e-shërbime. Unë i garantova kryetarit Duka, se Ministria që unë drejtoj është e gatshme të vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar në këtë proces.   U diskutua edhe mbi mundësinë për kyçjen e kësaj komune në Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS). Me kyçjen në këtë sistem, komunikimi ndërinstitucional bëhet më i shpejtë dhe më efikas.   Takimin e përfunduam duke premtuar se do të thellojmë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërinstitucional, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në të ardhmen, në të mirë të qytetarëve“, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…