Nuredini: Nëse ka përkeqësim të cilësisë së ajrit, pubiku do të informohet menjëherë 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot kanë vizituar instalimin e djegur të kompanisë “Pofix” në Tetovë. Gjatë vizitës u takuan me pronarët e kompanisë dhe diskutuan për masat dhe mështetjen e nevojshme për riparimin e dëmeve.  Ministri Nuredini informoi se me kujdes monitorohen të dhënat për gjendjen e cilësisë së ajrit të ambientit nga stacioni monitorues në Tetovë. Sipas të dhënave për orë, gjatë mëngjesit është vërejtur një rritje e vogël e përqëndrimeve për orë të grimcave PM10, por për momentin nuk ka vend për panik.  Nëse ka ndonjë përkeqësim të cilësisë së ajrit, publiku dhe komuna do të njoftohen menjëherë për marrjen e masave mbrojtëse.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…