Ahmeti: VETINGU do t’i jep fund thashethemeve dhe shpifjeve

Pa organizimin e një vetingu të mirëfilltë, Republika e Maqedonisë së Veriut përsëri do të hasë në zvarritje dhe pengesa drejt përshpejtimit të rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro.“Nëse ne jemi të përkushtuar të bëjmë këtë veting, të ngrisim një institucion të mirëfilltë dhe të besueshëm për opinionin me qëllim që të rregullohet çështjet e gjyqësisë, të futen në një filtër të gjithë politikanët dhe jo për hakmarrje e as me mjete radikale por le të dihet, psh Franko Egro ka hyrë në politikë, ka pasur një shtëpi, tani pas 10 viteve Franko Egro ka bërë 10 shtëpi! Si i ka bërë këto Franko, le të dihet le të jetë gjithçka transparente sepse vetëm kështu i jepet fund lajmeve të rrejshme, thashethemeve pasi që ka shumë gjëra që shpifen për të luftuar kundërshtarin dhe nëse kalon nëpër këto filtra u ngushtohet hapësira edhe lajmeve të rrejshme edhe denigrimeve, edhe fyerjeve por edhe hatër mbetjeve si edhe luftës mes partive politike”, u shpreh Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…