Grubi pret ambasadorin hungarez Duks: Hungaria përkrah Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi ambasadorin e Hungarisë, z.Laslo Duks. Gjatë këtij takimi u bisedua rreth rolit të rëndësishëm dhe konstruktivqë ka Republika e Maqedonisë së Veriut në avancimin e marrëdhënieve mesvendeve të Ballkanit Perëndimor.Grubi theksoi se bashkëpunimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropianmbetet synim kryesor i Qeverisë dhe shtoi se pret përkrahjen hungarezegjatë mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropianku edhe pritet të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.Në këtë takim, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori hungarezDuks diskutuan edhe për masat e marra në të dy vendet lidhur me krizënshëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 si dhe për mënyratmë të mira me qëllim rimëkëmbjen pas kësaj situate që ka kapluar dyvendet tona por edhe tërë botën.Grubi gjithashtu i ka thënë ambasadorit të Hungarisë, z.Laslo Duks serruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit në Republikën eMaqedonisë së Veriut do të arrihen vetëm përmes transparencës së plotëdhe vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dheprokurorëve.Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi dheambasadori i Hungarisë z.Laslo Duks u shprehën të bindur se gjatëpresidencës gjermane me Bashkimin Evropian Republika e Maqedonisë sëVeriut do të tejkalojë çështjet e fundit të hapura me Republikën eBullgarisë dhe me këtë do të vazhdojë procesi i integrimit tonë në BE.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…