BDI mbajti mbledhjen e 2-të të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Tetovë, 12 janar 2026

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:

• Kërçovë – Arlind Sejdini

• Vrapçisht – Evzal Arsllani

• Prespë – Arjan Muedini

• Karposh – Hamza Jashari

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave partiake dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike në interes të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/18nhTQcPa5

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…