Kryetari Ahmeti morri pjesë në shënimin e 28 dhe 29 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Shqipërisë

Shkup, 24 nëntor 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Denion Meidani, me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti vlerësoi se këto data të rëndësishme kombëtare na rikujtojnë sakrificën, përkushtimin dhe vizionin e brezave që i dhanë identitet, dinjitet dhe drejtim rrugëtimit tonë kombëtar.

Në një atmosferë respekti, bashkimi dhe krenarie shqiptare, u nderuan vlerat dhe momentet historike që kanë shënuar historinë e kombit shqiptar.

Kryetari Ahmeti uroi të gjithë shqiptarët për këto ditë të rëndësishme, duke theksuar se uniteti, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vlerave kombëtare duhet të mbeten udhërrëfyes i përhershëm për të ardhmen tonë të përbashkët.

Urime 28 dhe 29 Nëntori!

https://www.facebook.com/share/p/1LSUUBAZhL

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…