BDI përshëndet vendosjen e gurthemelit të projektit më të madh në historinë e vendit – Korridorit 8 

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet aktin e sotëm të vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, investimit më të madh dhe projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit.

Në ditën e themelimit të NATO-s që simbolizon bashkimin e popujve, po fillon të ndërtohet një tjetër korridor bashkimi, një shteg i ri për përparimin e vendit dhe përforcimin e bashkëjetesës mes popujve të rajonit, i domosdoshëm për zhvillimin e përbashkët progresiv.

Korridori 8 është e ardhmja bashkëkohore që do të shkurtojë distancat kohore të udhëtimit, do të përshpejtojë dhe modernizojë qarkullimin tregtar të mallrave, do të na afrojë edhe më shumë me njëri – tjetrin në qëllimin madhor të përparimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Investimi më i madh infrastrukturor në vlerë prej 1.3 miliardë euro do të mundësojë lidhje me autostradë me 6 korsi nga Kumanova e Shkupi, Tetova e Gostivari, Kërçova e Struga, deri në Tiranë, Durrës e Vlorë. 

Ky projekt është shërbimi më i mirë që po i bëjmë gjeneratave të reja drejt një të ardhshme të bashkimit të forcave rreth të mirës së përgjithshme të vendeve tona.

Bashkimi Demokratik për Integrim uron proces të mbarë pune dhe përfundimin e këtij projekti kolosal në afatin e paraparë kohor.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…