Shaqiri: Së shpejti Universiteti “Nënë Tereza” do të bëhet me kampus të plotë infrastrukturor

Universiteti Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup së shpejti do të zhvendoset në rrethin e ish-kazermës “Ilinden”, ku në përputhje me vendimin e qeverisë nga viti i kaluar, pjesë e objekteve që gradualisht janë tërhequr dhe rregulluar për nevojat e këtij institucioni të arsimit të lartë. Për intenzitetin e aktiviteteve sot në takim në hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës biseduan ministri Jeton Shaqiri dhe rektori i universitetit, Prof. Dr.Izet Zeqiri.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për rrjedhën e gjithë procesit, i cili duhet të zgjidhë sfidën më të madhe me të cilën përballet universiteti i fundit i themeluar nga shteti, ndërsa ajo është mungesë e kushteve infrastrukturore përkatëse, gjegjësisht kampusit universitar.

“Pjesë e gjeneratave të tanishme studentore, si dhe shumë të reja, do të ndjekin mësimet në sallat e leksioneve dhe amfiteatrot bashkëkokorë. Ky angazhim i yni është pjesë e përpjekjeve për sigurimin e kushteve sa më të mira për arsimimin e të rinjve. Ata duhet të jenë të kënaqur me atë që u ofron vendi, që të jenë mjaftueshëm të motivuar që të rikthehen pas diplomimit, duke investuar kapacitetin e tyre intelektual pikërisht këtu”, u shpreh ministri Shaqiri.

Rektori Zeqiri falënderoi për mbështetjen të cilën e merr nga shteti për zhvillimin e universitetit dhe shprehu besimin se historia e suksesit të cilën e ndërton institucioni i arsimit të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Universiteti Nënë Tereza aktualisht funksionon në objekt në qendër të qytetit si zgjidhje e përkohshme deri në ndërtimin përfundimtar të kampusit universitar. Për 6 vite që nga themelimi i të njejtës, në 5 fakultetet në përbërje të cilët ofrojnë 36 programe studimi, janë regjisturar mbi 3000 studentë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…