Bekteshi: Këtë vit fillon ndërtimi i interkonjektorit të gazit me Greqinë, punohet për ndërtimin e dy të tjerëve me Serbinë dhe Kosovën

Në gjysmën e dytë të shkurtit do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror me Republikën e Greqisë dhe ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Për momentin jemi duke punuar për një interkonektor të ri me Republikën e Serbisë, ndërsa për interkonektorin me Kosovën janë kryer obligimet nga ana jonë, pritet një vendim nga pala kosovare për realizimin e këtij projekti, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë krizën në mundësi” në ditën e dytë të konferencës “Viti i mundësive të reja”.

“Për palën kosovare i kemi përgatitur të gjitha procedurat si dokumentacion, jemi në pritje të vendimit të tyre nëse do të vazhdojë ndërtimi në pjesën e tyre”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se pothuajse të gjitha kompanitë brenda TIRZ-ve furnizohen me gaz natyror. Gazi natyrorë, siç informoi ai, është nga Turqia dhe Greqia, pra sepse kemi burime të ndryshme.

Për momentin, siç theksoi ministri, kapaciteti i shtuar i gazsjellësit me Bullgarinë po përdoret për furnizim të gazit.

 “Po, ato kapacitete të shtuara i shfrytëzon EMV Shpërndarja, e cila merret me importin dhe furnizimin me gaz natyror në impiantet e tyre, por edhe për konsumatorët e tjerë si industria. Gjëja më e rëndësishme është që gazi natyror që importohet është nga terminalet LNG në Turqi dhe një pjesë në Greqi, që do të thotë se ne kemi burime të ndryshme nga ato që kemi pasur më parë dhe nuk jemi të varur vetëm nga një burim që ishte Gazprom më parë, tha Bekteshi.

Sipas ministrit, gazi në magazinat në Turqi dhe Greqi mbahet në formë të lëngshme para se të merret në dorëzim dhe vjen në Maqedoninë e Veriut përmes të vetmes lidhje gazsjellëse me Bullgarinë.

Ministri tha në panel diskutim se Qeveria ka një vendosmëri strategjike për të përmirësuar diversifikimin e furnizimit me gaz natyror.

Sipas tij, në atë drejtim është edhe vendimi i Qeverisë për të dhënë pëlqimin për investimin në Terminalin LNG të Aleksandropolis.

Sipas tij, nëse realizohet plotësisht Plani Nacional për gazifikimin e plotë të vendit dhe lidhjen e tij me fqinjët, sigurisht që ekziston mundësia që Maqedonia e Veriut të bëhet qendër energjetike dhe të gëzojë përfitimet e eksportit të gazit natyror në vendet fqinje.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…