Transformimi digjital deri në inovacione/ Halili: FIZHT deri më tani ka mbështetur rreth 90 projekte inovative

Sot, së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe partnerët tanë @Increasing Market Employability, organizuam një sesion informativ për sfidën “Me transformimin digjital deri në inovacione”.

Në këtë ngjarje morën pjesë ndërmarrje nga sektori i agro-ushqimit nga Shkupi, të cilët patën mundësinë të njihen më hollësisht me kushtet dhe kriteret e sfidës nga ekipi i FIZHT dhe IME.

DFIZHT Halili theksoi se: “FIZHT deri më tani ka mbështetur rreth 90 projekte inovative nga ky sektor, me investime të përbashkëta prej gjithsej 13.5 milionë euro. Pres që ky numër të rritet ndjeshëm përmes mundësisë që ofrojmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të nisur më shpejt procesin e digjitalizimit dhe transformimit digjital të proceseve të biznesit. Ky hap është i nevojshëm për ndërmarrjet që duan të ecin përpara, të bëhen më efikase dhe konkurruese në treg”.

Buxheti i përgjithshëm i sfidës është 18.450.000 denarë. Më shumë detaje rreth sfidës janë në dispozicion në: https://fitr.mk/digitalna-transformacija/

Sesioni tjetër informativ është në Manastir, më 03.02.2023. Të gjithë palët e interesuara mund të paraqiten në: lidija.angelkova@predaplus.eu

https://www.facebook.com/photo/?fbid=742792014077934&set=pcb.742792484077887
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…