Besimi – Bomgartner: Intensifikimi i bashkëpunimit me Francën

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner. Ministri e informoi ambasadorin për planin ekonomik të Qeverisë për ballafaqimin me krizën, si dhe për reformat dhe strategjitë kyqe që përpilohen në kuadër të Ministrisë të cilat duhet të mundësojnë rritje të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.“Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Growth), Strategjia Fiskale dhe Plani i investimeve publike 2021 – 2025, si strategjitë kryesore mbi të cilat bazohet Buxheti për vitin 2021, paraqesin bazë të fuqishme për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, arritjen e nivelit të ekonomisë në periudhën para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe sigurimin e dinamikës më të shpejtë të rritjes ekonomike e cila në vitin 2025 pritet të arrijë 5.9%, theksoi ministri Besimi.Ambasadori i përshëndeti reformat e zbatuara nga Qeveria.Të dyja palët theksuan se në të ardhmen do të angazhohen për intensifikimin e bashkëpunimit në planin ekonomik, me ç’rast rëndësi të madhe ka nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për krijimin e Agjencisë franceze për zhvillim (AFZH).

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…