Osmani me sukses e përmbylli vizitën në Hungari

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Hungari, realizoi takim edhe me këshilltarët për politikë të jashtme të kryeministrit hungarez Viktor Orban- Janos Bala dhe Janos Mate.Në takim me dy këshilltarët, u bisedua për raportet e afërta bilaterale mes dy vendeve dhe nevojën për intensifikimin e të njëjtave, në veçanti u shqyrtuan modalitetet për avancimin е bashkëpunimin në plan ekonomik dhe tregtar, ku ende ekziston potencial i pashfrytëzuar që duhet të shfrytëzohet, para së gjithash nga ana e bashkësive të biznesit nga të dyja vendet.Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit posaçërisht u pajtuan për rëndësinë e mbajtjes së sesionit të 4-t të Komisionit të përzier Maqedoni e Veriut – Hungari për bashkëpunim ekonomik, kur do të krijohen kushtet epidemiologjike.Në takim u shkëmbyen mendime edhe për tema aktuale dhe ngjarje në rajon, si në raport të bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe për çështjet e hapura bilaterale dhe proceset që janë të rëndësishme për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Bashkimit Evropian.Osmani paraprakisht realizoi takim edhe me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.Ministri Osmani në tre ditët e fundit kishte agjendë intensive duke vizituar vendet anëtare të BE-së pjesë të fqinjësisë më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Hungarinë, ndërsa mini turneu mbaron me 21 dhjetor me vizitën e Austrisë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…