Bujar Osmani: Të përqëndrohemi në heqjen e barrierave që na mbajnë jashtë rrugës së progresit e zhvillimit të shekullit XXI

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Shkup ka mbajtur konventën për promovimin e kandidatit për president, z. Bujar Osmani.

Sot ka nisim një betejë e madhe dhe më e rëndësishme e gjeneratës së re, betejë për të ardhmën europiane, për barazinë, për t’ia mbyllur derën Rusisë e për t’ia hapur Europës.

Para një numri jashtëzakonisht të madh të qytetarëve ka folur kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, kryeministri i parë shqiptar z. Talat Xhaferi si dhe kandidati për president z. Bujar Osmani.

Gjatë mandatit si Zëvendës kryeministër për Çështje Europiane dhe së fundmi si ministër i Punëve të Jashtme, veçanërisht si kryetar i OSBE-së, pata privilegjin të përfaqësoj Republikën tonë në skenën botërore dhe të punoj me diplomacinë ndërkombëtare për paqen globale, duke ngritur njëherit lartë interesat tona shtetërore. Jam i qartë për perspektivat e reja ku duhet të përqendrohemi për të hequr barrierat që na mbajnë ende jashtë rrugës së gjerë të progresit dhe zhvillimit që ofron shekulli XXI. Si pjestarë aktiv i popullit shqiptar dhe si qytetar i përkushtuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut kam përvojën e pasur, vullnetin e fortë dhe vizionin e ri për të ngritur më lartë reputacionin e shtetit tonë, duke vendosur partneritete të përshtatshme dhe shtuar miqtë, me të cilët na bashkojnë vlerat në arenën ndërkombëtare, për të bërë së bashku rrugën për ndërtimin e të ardhmes së qytetarëve tanë pa dallim. E dëshmuam se mund të kemi një kryetar të suksesshëm të Kuvendit, një kryeministër të suksesshëm, tani na takon neve, brezit tonë, të dëshmojmë se mund të kemi edhe një President të Republikes, po ashtu të suksesshëm. Një president që do të bashkojë, por edhe një president që do të kujdeset për institucionet dhe respektimin e rendit kushtetues, nënvizoi për fund kandidati për president dhe njëherit MPJ Bujar Osmani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…