Talat Xhaferi: Bujari do të na prijë më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Shkup ka mbajtur konventën për promovimin e kandidatit për president, z. Bujar Osmani.

Sot ka nisim një betejë e madhe dhe më e rëndësishme e gjeneratës së re, betejë për të ardhmën europiane, për barazinë, për t’ia mbyllur derën Rusisë e për t’ia hapur Europës.

Para një numri jashtëzakonisht të madh të qytetarëve ka folur kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, kryeministri i parë shqiptar z. Talat Xhaferi si dhe kandidati për president z. Bujar Osmani.

Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË. Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin, shtoi kryeministri Xhaferi.

Është kjo nisma e BDI-së, për të u’a treguar të gjithëvë ku e kanë vendin. Në fushatë, Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka rradhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë. Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk ka duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të u’a tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin. Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË. Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqëoi dësnjësisht në OSBE dhe në MPJ. Bujari do të na prijë më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe, theksoi para të pranishmëve kryeministri, Talat Xhaferi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…