Dega Çashkë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Çashkë, 1 qershor 2026

Sot, në praninë e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Çashkë, një ngjarje e rëndësishme organizative që shënon një etapë të re në fuqizimin dhe riorganizimin e strukturave tona lokale.

Në këtë kuvend u zgjodhën dhe u konstituuan organet e reja drejtuese, të cilat do të udhëheqin aktivitetin politik të degës në periudhën e ardhshme, duke u angazhuar për realizimin e programit dhe vizionit të BDI-së në shërbim të qytetarëve.

Gjatë takimit u theksua se dega e Çashkës sot paraqet një organizim të fuqishëm, të bashkuar dhe të gatshëm për t’u përballur me sfidat që i presin qytetarët. Përfaqësuesit e zgjedhur morën obligimin që të jenë zëri i kërkesave dhe interesave të qytetarëve, duke punuar me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua ruajtjes dhe avancimit të vlerave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, si bazë e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe zhvillimit demokratik të vendit.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj qytetarëve dhe aspiratave të tyre, duke vazhduar rrugëtimin me energji të re, unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/p/18Y95Mdjyz

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…