Tetovë, 30 maj 2026
Modulin e dytë e përfunduam me ligjëratën e Arta Dade, e cila solli një lexim të thellë politik mbi Marrëveshja Paqësore e Ohrit – si një proces që ka ndërtuar ekuilibrin institucional dhe bashkëjetesën në vend.
Në një qasje të matur dhe analitike, u diskutuan sukseset e saj në konsolidimin e shtetit multietnik, edhe sfidat që kërkojnë adresim të vazhdueshëm politik dhe institucional.
U theksua se këto procese nuk janë të ngurta në kohë, por dinamikë politike që kërkon lidership, vizion dhe përgjegjësi, duke përmendur edhe rolin e faktorëve vendimmarrës në momentet kyçe të historisë.
Një ligjëratë që rikujtoi se stabiliteti politik nuk është produkt i rastësisë, por i marrëveshjeve të guximshme dhe i vullnetit për bashkëjetesë.



