Kryetari Ahmeti, takoi në Prishtinë, kryetarët e AAK, PDK dhe LDK

Prishtinë, 17 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi takime në Prishtinë me Ramush Haradinajn, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, me të cilët diskutoi për zhvillimet në Kosovë, rajon dhe për të ardhmen e përbashkët euroatlantike.

Gjatë bashkëbisedimeve, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional, si dhe nevoja për ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve integruese në rajon.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se Kosova ka nevojë për miq dhe aleatë të fuqishëm, ndërsa theksoi se njohja reciproke mbetet zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila mund të arrihet përmes politikave progresive, dialogut dhe përkushtimit ndaj së ardhmes.

Ai ritheksoi se mbështetja e tij për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj euroatlantik do të jetë gjithmonë e palëkundur.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për mikpritjen vëllazërore dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të interesave të përbashkëta kombëtare dhe rajonale.

https://www.facebook.com/share/p/18czF4X12N

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…