Fronti Europian në Ohër, Osmani: Oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë

Fronti Europian sot ka zbarkuar në Ohër. Kandidati për president, Bujar Osmani, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe koordinatori i Shtabit zgjedhor për njësinë e 5-të, Kreshnik Bekteshi në tubim me qytetarët u zotuan për një të ardhme europiane dhe progresive.

Osmani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka vënë theksin mbi simbolikën historike që kanë këto zgjedhje. “Tash është momenti tu themi jo atyre që duan të prishin bashkëjetesën ndëretnike dhe të ndalojnë rrugën eurointegruese. Qëllimi i Frontit Europian është barazi dhe drejtësi për të gjithë. Prandaj, kemi bashkuar të gjithë komunitetet”, ka deklaruar Osmani duke shtuar se e vetmja oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë.

Ndërkaq, i pari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë me dije se shteti vendin e ka në BE dhe ka porositur që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese.

“24 prilli është Referendum. Ne vendosim se a do të ecim përpara apo do të qëndrojmë në vendnumëro. Ne kemi zgjedhur rrugën e së ardhmes- integrimin. Sepse, alternativë tjetër nuk kemi. Nëse duam që njerëzit të jetojnë në paqe stabilitet dhe siguri, vendi duhet të anëtarësohet në BE”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka folur në superlativ për kandidatin e Frontit Europian për President. Ndërsa, koordinatori Bekteshi ka theksuar se Osmani nuk ka konkurrencë dhe se është zgjedhja e duhur dhe e dëshmuar tashmë në të gjitha nivelet për të qenë presidenti i parë shqiptar.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…