Grubi: Fronti Europian është bashkim në kohën e duhur, vazhdojmë eurointegrimin, mbrojmë vendin nga ndikimi rus

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në televizonin Sitel deklaroi se shqiptarët sot ndihen më mirë dhe më lojal në Maqedoninë e Veriut se sa vite më parë, teksa përmendi dhe disa nga të arriturat që janë bërë në qeverisjen e BDI-së.

“Natyrisht që sot jemi më mirë si shoqëri. Si shqiptarë sot ndihemi më mirë dhe më lojal ndaj shtetit, por edhe shteti ndaj neve. Vendi ka ndryshuar, sot Maqedonia e Veriut është në NATO, është një shtet i barabartë për të gjithë, është një shtet që ka nisur bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi.

Më tej Grubi tha se Fronti Europian erdhi në momentin vendmtar për shtetin, si kundërpërgjigje ndaj ndikimit rus në vend dhe për të çuar përpara procesin e eurointegrimit të vendit.

“Jemi ende parti e gjelbërt, kemi ende pjesë të agjendës sonë partiake këtë agjende, mirëpo momentalisht ne e dimë që kërohet nga ne që të fokusohemi në atë që e kërkon Europa, për eurointegrimin e vendit, sepse në vendin tonë ka dukshëm ndikim rus. Kemi Levicën, kemi “Konceptin Maqedonas”, kemi Baçevin… Pra, kemi OJQ, gazetarë, politikanë që promovojnë dhe punojnë për agjendën ruse, ndaj nuk duhet t’I anashkalojmë këto detaje sepse me të vërtëtë janë të rëdësishme. Ndryshe dhe gjithë gazin Maqedonia e ka nga GazPromi rus, pra ka ndikim”, shtoi mes tjerash Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…