Grubi-Nygaard: Fondi Investues Shtetëror Norvegjez mbështet Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, z.Hans Kristian Nygaard.Grubi me këtë rast njoftoi z.Nygaard se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e jonë.Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, z. Hans Kristian Nygaard informoi z.Grubi se do të angazhohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij rajoni.Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë z.Grubi iu falënderua z.Nygaard për bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez dhe për përkrahjen që vendi merr nga Mbretëria Norvegjeze në realizimin e suksesshëm të reformave dhe ndihmës në fushën e biznesit dhe ekonomisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…