Osmani: Në vijim kemi finalizimin e prioriteteve të kryesimit austriak për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizoi video takim me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me këtë rast, Schallenberg e përgëzoi Osmanin për funksionin dhe i uroi shumë suksese në kryerjen e detyrës së re.“Për ne, interesi i Austrisë si fqinj i afërt i rajonit të Ballkanit Perëndimor, është i një rëndësie të veçantë, sidomos roli kyç që ka luajtur vendi Juaj gjatë kohës së kryesimit austriak me BE-në, periudhë kur vendi ynë realizoi hapa serioz në integrimet evropiane. Edhe në këtë fazë të integrimit, jemi falënderues për qëndrimet parimore që i keni për perspektivën evropiane të vendit”, tha Osmani, duke e potencuar pritjet për mbështetje nga ana e Austrisë të perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në periudhën që vijon, e posaçërisht në kontekst të dinamikës evropiane në procesin e  zgjerimit  gjatë kohës së kryesimit gjerman. “Pritjet tona nga kryesimi gjerman janë të larta dhe Qeveria punon në mënyrë aktive në finalizimin e strukturës negociuese, si përgatitje thelbësore për fillim cilësor të negociatave këtë vit”, potencoi Osmani.Për dy ministrat, vazhdimi i politikës së zgjerimit të BE-së do të jetë sinjal pozitiv për gjithë Rajonin dhe për perspektivën evropiane të tij, ku njëherësh do të krijohet edhe atmosferë për thellimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal. Osmani e njoftoi Schallenbergun edhe për pritshmëritë nga Agjenda ambicioze e Samiti të ardhshëm të Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit, përmes të cilave rajoni do të ketë përfitime konkrete dhe të rëndësishme siç janë: Programi Investues Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i KE-së, gjeneratën e re të tregut të përbashkët Rajonal, si dhe iniciativat për arritjen e Marrëveshjes Rajonale për lëvizje të lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështjet e migracionit si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe potencialin e madh për thellim të mëtutjeshëm të tij.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…