Rexhepi: Vazhdojme me tempo të lartë realizimin e projekteve kapitale në të gjithë vendin

Sot zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi së bashku me ministrin Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e NP Rrugët shtetërore ishin në Manastir për të inspektuar punimet e aksit rrugor Manastir – pika kufitare Mexhitlija.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me realizimin e projekteve kapitale në tërë teritorin e vendit. Nuk po flasim më për rrugë alternative, por po flasim për rrugë me të cilat ngremë zhvillimin ekonomik të Pellagonisë dhe përmirësojmë jetën e qytetarëve këtu në këtë rajon tha Rexhepi.

Sot ishim në inspektimin e punimeve në aksin rrugorë Manastir – pika kufitare Mexhitlija, aks i cili është shumë i rëndësishëm për rajonin e Pellagonisë dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe përmirsimin e jetës së qytetarëve këtu në këtë rajon.
Po investojmë mbi 3 milionë euro për ta ngritur atë në nivelin e një rruge cilësore dhe të sigurt që do t’i shërbejë biznesit, qytetarëve dhe turizmit nga rajoni.
Rehabilitimi po zhvillohet me ritme serioze dhe presim të përfundojë në fund të muajit ose në fillim të tetorit.
Kjo rrugë na lidh me Republikën e Greqisë si e vetmja rrugë ndërkombëtare në këtë rajon dhe për këtë rëndësia është edhe më e madhe pasi është pjesë e Korridorit Evropian 10 – d përfundoi Rexhepi.

Pas kësaj vizite ata u nisën drejt Manastirit, ku kontraktori Bechtel po organizon panairin e punës dhe zv.ministri Rexhepi bëri thirrje tjetër të gjithë kompanive, profesionistëve, qytetarëve të gjithë atyre që janë të interesuar që të përfshihen në ndërtimin e këtij projekti historik dhe për të kontribuar në zhvillimin e rajonit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…