Nënkryetari Bujar Osmani, merr pjesë në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar në Mal të Zi

Podgoricë, 21 qershor 2026

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, dhe Ministrit të Administratës Publike, Marash Dukaj, mori pjesë në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar në Mal të Zi.

Gjatë qëndrimit të tij, Osmani zhvilloi një ligjëratë para pjesëmarrësve të Akademisë me temë mbi pozitën e shqiptarëve në rajon, sfidat e proceseve integruese evropiane dhe rëndësinë e bashkëpunimit politik ndërshqiptar në funksion të avancimit të interesave kombëtare dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Në kuadër të vizitës, Osmani u prit nga liderët e Forumit Shqiptar, të cilët prezantuan zhvillimet aktuale politike në Mal të Zi, aktivitetet e koalicionit dhe vizionin e tyre për forcimin e rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe në proceset eurointegruese.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë në rajon mbetet një element i rëndësishëm për promovimin e stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë frymë, u dakordua që Akademia Politike e BDI-së dhe Akademia Politike e Forumit Shqiptar të zhvillojnë forma të përbashkëta bashkëpunimi në të ardhmen, përmes shkëmbimit të përvojave, ligjëruesve dhe programeve për zhvillimin e kuadrove të rinj politikë.

BDI shpreh mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e Forumit Shqiptar në investimin tek gjeneratat e reja përmes Akademisë Politike, si një platformë për formimin e liderëve të ardhshëm dhe forcimin e kulturës demokratike.

https://www.facebook.com/share/p/1XXyCxcU27/?mibextid=wwXIfr

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…