Takimi Osmani-Bërnabiq: OSBE-ja i mbështet përpjekjet reformuese të Serbisë

Zbatimi i reformave, sigurimi i sundimit të së drejtës, liria e medieve, të drejtat e njeriut – duke përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale – janë fushat kryesore në të cilat OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë.

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me Kryeministren Ana Bërnabiq, sot në Beograd.

Një pjesë e madhe e mandatit të Misionit të OSBE-së në Serbi është fokusuar në sigurimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave nacionale dhe mbështetjen e autoriteteve nacionale në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

“Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë ta mbështesë vendin për integrimin e mëtejmë të pakicave nacionale në shoqërinë serbe përmes ndihmës së drejtpërdrejtë në zbatimin e Planit të Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave nacionale”, tha Osmani.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit folën për mbështetjen thelbësore të Misionit të OSBE-së në Serbi në vend dhe realizimin e regjistrimit të popullsisë, zgjedhjet e këshillave të pakicave nacionale, si dhe zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Këshillin e Pakicës Nacionale Shqiptare.

Osmani dhe Bërnabiq diskutuan për zhvillimet aktuale lokale dhe rajonale, si dhe nevojën për një konsensus të gjerë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në OSBE për dalje nga situata komplekse në të cilën ndodhet Organizata.

“Përkundër të gjitha sfidave, kam kënaqësinë të shoh bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Misionit të OSBE-së në Serbi dhe autoriteteve nacionale në kuadër të ekspertizës së OSBE-së. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shfrytëzoni sa më mirë kapacitetet e OSBE-së”, tha Osmani.

Një tjetër nga fushat në të cilat OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Serbinë është reforma e medias dhe Strategjia e Medieve 2020-2025 dhe Plani i Veprimit, zbatimi i të cilave është kyç për një mjedis mediatik pluralist dhe të sigurt, si dhe mbi të gjitha, siguria e gazetarëve, shtoi Osmani.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…